Lojërat e kompjuterit të maskuara si dokumente Excel dhe Word, të cilat lejojnë punonjësit e zyrave të shpërdorojnë kohën pa tërhequr vëmendjen e shefave të tyre, po rriten në ueb.
Kompleti i lojërave “të fshehura” është frymëzuar fuqishëm nga pasazhet e hershme dhe titujt e PC, por janë luajtur kundra sfondit të atyre që shfaqen si aplikacione zyre origjinale.
Në një lojë, të quajtur “Udhëheqje” (Leadership), lojtari duhet të udhëheqë një anije kozmike midis dy vijave të një grafiku.
Një tjetër përfshin shkatërrimin e blloqeve të së njëjtës ngjyrë para se muri me grafikë shufrash të mbushë ekranin, njësoj si loja kult Tetris.
Një lojë e tretë “Shkatërrim” (Breakdown) ka prejardhjen nga klasikja e Atarit “Shpërthimi” (Breakout) – por me tullat të zëvendësuara nga tekste të shkëputura korporate. Fjalët e theksuara dhe të pjerrëta duhet të goditen dy herë që të zhduken.
Lojërat Flash, të cilat hapen miqësisht me dritare kërcyese, janë të mundshme të luhen në faqen ueb CantYouSeeImBusy.com (NukEShehQëJamIZënë pikë kom), e cila është zhvilluar nga katër programues në Holandë.
Një numërues në faqe përllogarit se lojërat tërheqëse i kanë kushtuar tashmë ekonomisë botërore më shumë se 4,5 milionë euro humbje orë pune (Numëruesi përllogarit kohën e harxhuar për të luajtur nga vizitorët, me pagë mesatare vjetore 31.500 euro, dhe shton totalin e tyre kostos së ekonomisë botërore.)
Një njoftim në faqen ueb shkruan: “Le ta pranojmë; ne të gjithë duam të çlodhemi tani dhe gjithmonë, por prapëseprapë duam që të dukemi profesionistë apo të zënë.
“Për këtë arsye lojërat në NukEShehQëJamIZënë pikë kom janë skicuar në mënyrë që askush të mos shohë se ju po luani. Në fakt, shefi juaj dhe kolegët do të mendojnë se ju po punoni më shumë se kurrë.”
Herë të shfletuara: 1053