Obamës i piratohet llogaria Twitter

Barack Obama

Barack Obama

Një francez, që policia thotë se ka piratuar llogaritë Twitter të presidentit amerikan Barack Obama dhe njerëzve të tjerë të famshëm, mund të përballet me burgun.

I papuni 25 vjeçar u arrestua të martën pas një operacioni shumë mujor, të kryer nga policia franceze dhe agjentë të FBI-së.

25 vjeçari thuhet të ketë piratuar faqen ueb të mikro-ditarit elektronik, thjesht duke hamendësuar fjalëkalimet e përdoruesve.

I dyshuari raportohet të ketë synuar edhe njerëz të tjerë të famshëm, përfshirë Britney Spears.

Pas marrjes në pyetje nga policia, ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë në qytetin qendror francez të Clermont-Ferrand në 24 Qershor.

Piratimi i një baze të dhënash në Francë përbën krim dhe mund të dënohet deri në dy vjet burg.

I dyshuari, i cili përdori pseudonimin “Pirati Kroll”, nuk kishte trajnim specialisti, Adeline Champagnat, kreu i zyrës qendror franceze kundra mashtrimit elektronik, i tha agjencisë së lajmeve Reuters.

Ai fitoi lejekalim te llogaritë Twitter thjesht duke hamendësuar përgjigjet e pyetjeve të rikujtuesit të fjalëkalimeve në llogaritë e postës elektronike të viktimave, sipas hetuesve.

Nuk është e qartë nëse pirati ka postuar ndonjë gjë në faqen Twitter të z. Obama.

Herë të shfletuara: 1222

FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Sokol Dollani