Interneti sot feston 25 vjetorin e emrit të faqes ueb pikëkom (.com).
Në 15 mars 1985, një kompjuter me bazë në Masaçusets i quajtur Symbolics shtoi pikëkom te emri i tij. U ndoq nga Bbn.com dhe Think.com.
Tregu për pikëkom nuk do të rritej ndjeshëm për disa vjet me radhë – atë vit vetëm gjashtë emra pikëkom u regjistruan, në krahasim me 100,000 që regjistrohen sot çdo ditë. Në 2008, furka e Google indeksoi faqen e triliontë.
Symbolics.com, i cili bëri sisteme kompjuterike dhe programe në bazë të kërkimeve të MIT, regjistroi të parën .com me Network Solutions, një firmë regjistrimi emrash ueb (Zyrë Gjendjeje Civile për internetin). Që prej atëherë Symbolics u ble nga XF.com, një firmë investuese në emrat e faqeve ueb, në 2009, ndërsa Network Solutions u ble nga Verisign në 2000. Symbolics tashti shërben si ditar elektronik i XF.com.
Pjesa dërrmuese e 100 emrave të parë pikëkom ishin kompani kompjuterësh, me Apple që regjistrohet në 19 Shkurt 1987, ndërsa Microsoft bleu të tijën në 1991. Tashmë ekzistojnë 84 milionë emra faqesh ueb.
Sipas faqes ueb Symbolics, emri ‘.com’ evoluoi pasi shumë kompani dhe korporata u lidhën me internetin. Sipas Craig Partridge, nga Raytheon BBN Technologies, ‘.cor’ u propozua si fillim për emrat e faqeve ueb të korporatave, por aktualisht ai u ndryshua në ‘.com’. Mendohet se ‘.com’. fillimisht rrodhi nga “commercial” (komercial).
Mark McLaughlin, CEO i Verisign, tha: “Kush do ta kishte menduar para 25 vjetësh ku do të ishte interneti sot dhe numrin e bizneseve që janë ndërtuar në të.”
Zoti McLaughlin parashikoi që në 25 vitet e ardhshëm, aktivizimi zanor do të bëhet më i rëndësishëm se informacioni i futur me tekst.
“Mendoj se e gjithë mënyra se si ne arrijmë, kërkojmë, gjejmë dhe marrim informacion do të jetë rrënjësisht e ndryshme.”
Herë të shfletuara: 1954
25 vjet??? si pak duken, po megjithese teknologjia ecen….e rendesishme eshte qe ja vlejti….