Twitter arrin cicërimën e 10 miliardtë

10 miliardë cicërima

10 miliardë cicërima

Më shumë se 10 miliardë mesazhe janë dërguar nëpërmjet Twitter që kur shërbimi i mikroditarit elektronik u lëshua në 2006.

Momenti historik, që u shënua mbrëmë, nënvizon rritjen meteorike të Twitter dhe joshjen popullore rritëse. Në Nëntor 2008, ai theu kufirin e 1 miliard cicërimave, dhe arriti 5 miliardë cicërima Nëntorin e shkuar.

Sidoqoftë, përdoruesit Twitter nuk patën mundësi të identifikonin dërguesin e cicërimës së 10 miliardtë, pasi ajo erdhi nga dikush me një profil “të mbrojtur”, që do të thotë se mesazhet e tyre nuk mund të shihen nga masa e gjerë.

Lajmi se momenti historik kishte arritur erdhi nga Gigatweet, faqja që regjistron në kohë reale të gjitha mesazhet e dërguara nga Twitter. Parashikohet se nëse Twitter vazhdon rritjen me raportin aktual, cicërima e 20 miliardtë do të dërgohet diku nga Korriku.

Shërbimi i mikroditarit elektronik po rritet në popullaritet midis përdoruesve ueb, dhe Londra është qyteti me numrin më të madh të përdoruesve Twitter në botë. Njerëzit e famshëm dhe sportistët, përfshirë  Stephen Fry, Ashton Kutcher dhe Steven Gerrard janë të gjithë anëtarë të “cicërimatit”, dhe një numër në rritje kompanish po përdorin platformën për të reklamuar markat e tyre.

Twitter tregoi së fundmi se përdoruesit po dërgojnë rreth 600 cicërima në çdo sekondë, e cila është e barasvlershme me më shumë se 50 milionë cicërima në ditë. Një nga pesë cicërima tani përfshin një referim te një produkt, markë apo shërbim.

Pavarësisht rritjes së tij të shpejtë, Twitter ende qëndron shumë larg aktivitetit të rivalëve faqe shoqërore. Përdoruesit e Facebook harxhojnë tetë miliardë minuta në faqe çdo ditë, ndërsa YouTube shërben deri në një milion video në ditë.

number of view: 357

About the Author