YouTube mund të na ketë sjellë më afër me Barak Obamën, zgjedhjet e Iranit dhe Mbretëreshën, por për disa arsye, kjo faqe mbetet e mirënjohur për video me mace që bëjnë gjëra të trasha. Këtu keni 10 videot me mace më të mira në YouTube:
Kotelja e çuditur
Macja e vogël bën shprehjet më fantastike të habisë ndonjëherë.
Macja “Zoti na ruajttë”
Fytyra e kësaj maceje shpreh një ndjenjë shushatjeje dhe konfuzioni.
Kotelja boksiere
Boksimi më i mirë në hije. Ky mashkull energjik mund të ishte një pretendues.
Macja ninxha
Dinakërinë, mashtrimin, ecjen vjedhurazi – kjo mace i ka të gjitha. Mjerë ata zogj apo minj të zonës përreth – nuk do ta marrin vesh çfarë i goditi.
Pritë maceje
Kini kujdes nga kthimi i befasishëm i maces laramane kur sulmuesi i saj vendos të bëj një lëvizje.
Macja pianiste
Një mace në një bluzë vërtet të keqe u bie tasteve me pak ndihmë nga pronari i saj.
Macja që flet
“Oh, Long John”, (Oh, Xhoni i Gjatë!) thotë macja, urtësisht. Përsëri e përsëri.
Macja e inatosur
Kjo mace ulëritëse dhe fërshëllyese të tmerron me shikim të parë. Ngjan sikur i mbaron karburanti në mes të rrugës, por shpejt e gjen zërin e saj.
Macja kundër vogëlushit
Fëmija shumë shpejt zbulon se nuk duhet të ngatërrohesh me një mace kung fu…
Macja iPad
Mos i lini macet tuaja injorante. Blijuni fjalën e fundit të teknologjisë Apple, iPad.