Sony do të ndalojë së shituri disketat në 2011

Të nderuarat disketa

Disketa e parë u prezantua nga IBM në 1971

Sony ka sinjalizuar atë çfarë do të jetë fundi përfundimtar i disketës së nderuar.

Gjiganti elektronik ka thënë se do të ndalojë së shituri pajisjen ruajtëse 30 vjeçare në Japoni nga Marsi 2011.

Në fillim të këtij viti Sony ndaloi së shituri disketat në shumicën e dyqaneve ndërkombëtarë për shkak të kërkesës së zbehur dhe konkurrencës nga formatet e tjerë të ruajtjes.

Vdekja e ngadaltë e disketës apo “floppy disk” filloi në 1998 kur Apple vendosi të mos përfshinte fole diskete në kompjuterin e tij iMac G3.

Që prej atëherë firma të ndryshme ndaluan së mbështeturi disketat, përfshirë gjigandin e kompjuterëve Dell në 2003.

Dyqani kompjuterik PC World ndaloi së shituri ato në 2007.

Pavarësisht, Sony vazhdoi të shiste disketa, dhe vazhdon t’i transportojë ato në miliona.

Tani, firma – e cila pretendon se ka prodhuar disketat e para 3.5 inç (9 cm) në 1981 – ka vendosur të ndalojë shitjet përfundimisht e përballur nga konkurrenca e ruajtjes “në-linjë” dhe memorieve portative USB.

Herë të shfletuara: 1281
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Sokol Dollani