Pirati përhap informacionet e 100 milionë Facebook-istëve

Siguria Facebook

Siguria Facebook

Pirati përhap informacionet e profileve të 100 milionë përdoruesve të Facebook në faqet Torrent.

 

Një dosje që përmban detajet personale të më shumë se 100 milionë përdoruesve të Facebook po lundron nëpër faqet skedarë-shpërndarëse të internetit.

Torrenti 2.8GB u përpilua nga pirati Ron Bowes i Skull Security, i cili krijoi një program uebi puthador (crawler) që korri të dhënat e përdoruesve që ndodheshin në dosjen publike të Facebook, e cila përmban të gjithë përdoruesit që nuk u shqetësuan të ndryshonin parametrat e tyre të intimitetit (privacy) që të bënin faqet e tyre të pamundshme për motorët e kërkimit.

Dosja e Bowes përmban 171 milionë të dhëna, që lidhen me më shumë se 100 milionë përdorues individualë – më shumë se 20 për qind e bazës gjysmë miliard përdoruesish të Facebook.

Skedari përmban emrat e llogarive të përdoruesve dhe një URL për çdo faqe profili të përdoruesve, nga e cila mund të shikohen detaje si: adresat, datëlindjet dhe numrat e telefonit. Hyrja në faqen e përdoruesit nga lista ju mundëson gjithashtu klikimin në profilet e miqve- edhe pse këta miq e kanë bërë vetveten të pa-kërkueshëm.

Nuk ka absolutisht asgjë të jashtëligjshme në atë çfarë ka bërë Bowes – informacioni është, mbi të gjitha, i mundshëm publikisht – por mbase ekzistenca e një libri të zi përgjuesi “në linjë” më në fund mund t’i përndjekë mendjelehtit ndaj sigurisë në Facebook.

Herë të shfletuara: 1074
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare
Tags:

About Sokol Dollani