Google ka numëruar numrin total të librave në botë që arrin në 129,864,880.
Google ka numëruar çfarë ajo ka konsideruar të jetë libër i vetëm në botë, duke llogaritur një total prej 129,864,880 librash.
Gjatë numërimit të librave Google ka marrë parasysh ka përcaktuar çfarë quhet si “libër”, ka hequr dublikatat dhe duke përdorur algoritëm ka hequr librat e njëjtë, por me tituj të ndryshëm. Google ende po punon në saktësinë e algoritmit, i cili jep rezultate të ndryshme.
“Përgjigjja ndryshon çdo herë që aplikohet algoritmi, pasi ne grumbullojmë më shumë të dhëna dhe përmirësojmë algoritmin. Numri aktual është rreth 210 milionë tituj”, tha Google.
Google arriti në shifrën aktuale 129,864,880 duke hequr atë çfarë ajo i quan jo-libra, si mikroformat dhe hartat, si dhe librat me seri pasi në vende të ndryshme seritë trajtohen ndryshe.
Google tha: “Pasi hoqëm librat me seri, më në fund mund të numërojmë librat e gjithë botës. Ka 129,864,880 të tillë. Të paktën deri të dielën.”
Projekti i librave Google synon të skanojë dhe digjitalizojë çdo libër në botë.
Herë të shfletuara: 1229