Apple ka më tepër kesh se qeveria amerikane

Apple tani ka më tepër para të thata për të harxhuar se qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Shifrat e fundit nga Departamenti Amerikan i Thesarit tregojnë se vendi ka një bilanc në para kesh në aktivitet prej $73.7 miliardë.

Rezultatet e fundit financiare të Apple-it arrijnë në $76.4  miliardë.

Dhoma Amerikane e Përfaqësuesve do të votojë një projektligj për të rritur tavanin e borxheve të vendit, duke marrë hua më tepër për të mbuluar shpenzimet.

Nëse dështon të arrijë një marrëveshje, qeveria federale ka gjasa të kap kufirin prej $14.3 trilionë dollarësh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht harxhojnë rreth $200 miliardë më tepër se çfarë mbledh nga të ardhurat e çdo muaji.

Apple, nga ana tjetër, po fiton goxha, sipas përfundimeve financiare.

Pas tre muajsh periudhë që përfundoi më 25 Qershor, të ardhurat neto ishin 125% më të larta se një vit më parë në vlerën $7.31 miliardë.

Herë të shfletuara: 2074
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Parid Plaku