Një nga veçoritë më të mëdha për printerët 3D është fakti, që mund të krijosh një dizajn duke përdorur softuer CAD në kompjuterin tuaj, pastaj formon një kopje fizike për ta provuar – nuk kërkohen mjete të veçanta. Në mënyrë që të ilustroni potencialin e teknologjisë për industrinë e aviacionit, inxhinierët e University of Southampton kanë projektuar dhe fluturuar avionin e parë ‘të printuar’ në botë. E tërë struktura e pajisjes ajrore u krijua duke përdorur një makineri laser EOS EOSINT P730, që ndërton pjesë plastike dhe metalike përmes një teknike të suksesshme.
Avioni quhet SULSA, forma e shkurtuar e Southampton University Laser Sintered Aircraft. Me t’u printuar, pjesët e ndryshme të trupit të tij mund të çmontohen brenda pak minutave, pa përdorimin e mjeteve. Avioni elektrik ka një hapje krahësh që shkon në 2 metra, një autopilot dhe një shpejtësi maksimale prej 161 k/orë.
Sipas kërkuesve të Southampton-it, normalisht duhen muaj për të kaluar nga një parim fillestar në një prototip fluturues, por duke përdorur procesin laser duhen vetëm pak ditë.
Herë të shfletuara: 2299