Hakerët mund të hapin dyert e të nisin makinën përmes SMS-së

Kërkuesit e sigurisë së kompjuterëve Mathew Solnik dhe Don Bailey nga iSec Partners kanë zbuluar një mënyrë për të çkyçur dyert e makinës dhe ndezur atë duke përdorur SMS dërguar nga një laptop.

Çifti kapi mesazhet wireless që lëvizin mes një makine dhe një sistemi kontrolli softuerik si ai i OnStar-it.

Atyre iu deshën dy orë për të thyer protokollin mbrapa komunikimit dhe duke e kopjuar atë me një laptop. Ata kanë mundur ta përdorin këtë strategji në dy sisteme të ndryshme makine, gjer më tani.

Gjithashtu këta dy persona do ta paraqesin këtë hakim, që ata e quajnë “luftë tekstesh” në konferencën Black Hat në fund të kësaj jave. Ata nuk do t’i lëshojnë të gjitha detajet teknike gjersa të shtohet kodi për këtë lloj shfrytëzimi.

Herë të shfletuara: 2400
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesShare

About Parid Plaku