Apple njoftoi se ka shitur më shumë se 2 milionë iPhone 5 gjatë fundjavës së parë në Kinë, duke vendosur një rekord të ri në këtë vend.
iPhone 5 do të jetë në dispozicion në më shumë se 100 vende deri në fund të dhjetorit, duke e bërë atë produktin më të përhapur të Apple-it.
“Kërkesat për iPhone 5 në Kinë kanë qenë të pabesueshme, duke vendosur një rekord të ri shitjesh në Kinë,” ka thënë në një deklaratë Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple-it. “Kina është një treg shumë i rëndësishëm për ne dhe klientët mezi presin të marrin produktin e Apple-it.”
iPhone 5 përballet me një konkurrencë të fortë nga pajisjet rivale Android në Kinë, por Apple tashmë ka një pikëmbështetje të fortë në vend.
Herë të shfletuara: 267
Krokodili.com Lajme ditore mbi teknologjinë

