Sunday 19th May 2013,
Krokodili.com

Archos 97 Titanium HD

Parid Plaku 22.12.2012 Kompjuterë 1 Comment
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesGoogle GmailShare

archos_97titanium

Kompania elektronike franceze, Archos, ka prezantuar tabletin e saj të ardhshëm në një “përpjekje” për të sfiduar iPad-in e Apple-it.

Tableti është quajtur zyrtarisht Archos 97 Titanium HD, dhe njësoj si iPad 4, ai përmban një ekran 9,7 inç IPS me një rezolucion 2048 x 1536. Në brendësi gjendet një procesor 1.6GHz dual-core A9 dhe një Quad-core GPU Mali MP4 400. E gjitha kjo fuqi është e mbështetur nga 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Karakteristika të tjera të rëndësishme të Archos 97 Titanium HD përfshijnë një kamerë 5-megapikselë para dhe 2-megapikselë mbrapa, mbështetje për kartë microSD (deri në 64GB), Wi-Fi dhe Android 4.1 Jelly Bean OS.

Akoma nuk është bërë i ditur çmimi.

Herë të shfletuara: 213

Like this Article? Share it!

About The Author

Parid Plaku

Tech Blogger / TED Talks translator

  • applefunn

    veshtire te konkurohet apple!

More in unëMësoj (1 of 45 articles)
JavaScript