Sunday 19th May 2013,
Krokodili.com

Bombardohet NASA me telefonata për 21 Dhjetorin

Parid Plaku 22.12.2012 Të ndryshme No Comments
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesGoogle GmailShare

2012-doomsday-original

21 dhjetori ka kaluar dhe është e sigurt të themi se botës nuk i erdhi fundi. NASA me siguri tani është e lumtur, duke qenë se ka marrë një sasi të madhe thirrjesh dhe emailesh nga njerëz të interesuar, të cilët kishin frikë se bota ishte afër shkatërrimit të saj.

Sipas zëdhënësit të NASA, Dwayne Brown, agjencia hapësinore zakonisht merr 90 mesazhe dhe telefonata në javë nga popullata e përgjithshme në lidhje me pyetjet që ata kanë. Në ditët para 21 Dhjetorit, agjencia ka marrë deri në 300 mesazhe në ditë, posaçërisht për të pyetur për një apokalips të mundshëm.

Natyrisht, NASA ka përgënjeshtruar prej kohësh një informim të gabuar, me qëllim që të bëjë gjithçka për të sjellë fakte në vëmendjen e publikut në vend të miteve dhe frikës. Agjencia lançoi edhe një faqe interneti të quajtur – Përtej 2012: Pse Bota nuk do të marrë fund. Ajo ka marrë pothuajse 5 milionë shikime.

Herë të shfletuara: 247

Like this Article? Share it!

About The Author

Parid Plaku

Tech Blogger / TED Talks translator

More in Kompjuterë (1 of 385 articles)