Google shpenzoi $12.5 miliardë për të blerë Motorola Mobility në fillim të këtij viti. Tani, duket se motori kërkimor dëshiron të marrë diçka mbrapa.
Google njoftoi të mërkurën se biznesin e Motorola, të quajtur Motorola Home që prodhon dekoderë digjitalë, do t’ia shesë kompanisë Arris për $2.35 miliardë. Arris do t’i paguajë Google-it $2.05 miliardë para në dorë dhe $300 milionë në aksione.
Motorola Home prodhon dekoderë digjitalë, të cilët do të ndihmojnë Arris në shërbimet e saj të internetit.
Kuptohet se në përgjithësi prioriteti kryesor i Google-it në blerjen e Motorola Home ishte për të rritur portofolin e saj dhe prodhimin e tabletëve dhe telefonave inteligjentë.
Herë të shfletuara: 215
Krokodili.com Lajme ditore mbi teknologjinë

