Shërbimi i hartave nga Apple nuk është shumë i pëlqyer. Tani aplikacioni i hartave nga Google për pajisjet e Apple-it është bërë shumë popullor brenda një kohe shumë të shkurtër dhe tashmë është aplikacioni më i shkarkuar në App Store që kur u hodh në treg rreth një javë më parë.
Jeff Huber, zëvendëspresidenti i Commerce&Local në Google, njoftoi në Google+ se Google Maps për iOS është shkarkuar 10 milionë herë brenda dy ditëve të para të hedhjes në treg:
“Jemi të ngazëllyer për pritjen pozitive të Google Maps në iPhone në mbarë botën.”
Google Maps ka qenë aplikacioni standard në pajisjet e Apple-it që nga lançimi i iPhone të parë në vitin 2007, por Apple e zëvendësoi aplikacionin që të jetë më pak e varur nga Google tani që është bërë rivalja kryesore në fushën e telefonave inteligjentë.
Aplikacioni i ri Google Maps sjell karakteristika të njohura si Street View dhe drejtimet e trafikut, të cilat Apple nuk e ka zbatuar ende në shërbimin e tyre të hartave.
Herë të shfletuara: 287









