HTC së shpejti me dy tabletë unikë

HTC-CENTRE

HTC thuhet se po krijon dy tabletë Windows RT, që do të debutojnë në vitin 2013, sipas burimeve të njohura me planet e kompanisë.

Ka zëra që qarkullojnë se HTC po punon për një tablet 7-inç, si dhe një model 12-inç.

Tabletët unikë do të mund të kryejnë edhe thirrje telefonike, diçka që nuk e kemi parë në tabletët e tjerë. Tani për tani, dihet vetëm se HTC do të përdorë procesorët e Qualcomm për pajisjet.

Krijuesit e celularëve mund të kishin lançuar tashmë një tablet me Windows RT, në qoftë se nuk ishte për Microsoft-in. Është raportuar se Microsoft i ka mohuar HTC-së lejen për të prodhuar tabletë me Windows RT. Burimet në atë kohë besonin se tableti nga HTC do të dëmtonte përvojën e sistemit operativ Windows RT.

(Herë të lexuara: 342)

About Parid Plaku

Check Also

retina-macbook-cut-in-half-video

MacBook i ndarë në gjysmë për të parë teknologjinë e tij të mrekullueshme të brendshme

Retina MacBook-ët e rinj të Apple premtojnë disa përmirësime të rëndësishme në jetëgjatësinë e baterisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *