02.09.2014
Të fundit

Kaspersky Lab: Produktet e Microsoft-it janë më të sigurta

Në qoftë se përdorni softuere të Microsoft-it, apo ndonjë softuer në Windows, ka gjithmonë shqetësime të shfaqen disa probleme, të cilat mund të gjenden dhe të shfrytëzohen nga hakerët. Tani, një raport i ri nga specialistët e kompanisë së sigurisë Kaspersky Lab thekson se Microsoft-i ka përmirësuar produktet e saj softuerike.

Raporti i fundit nga Kaspersky Lab përfshin listën e 10 programeve kompjuterike me cenueshmërinë më të lartë. Në fund raporti shkruan:

“Produktet e Microsoft-it nuk janë më në listën e 10 produkteve me të dobëta. Kjo për shkak se mekanizmi i Përditësimit Automatik tani është zhvilluar më mirë në versionet e fundit të Windows-it.”

Lista përfshin produkte si Adobe Flash, Adobe Reader dhe Shockwave në 10 programet më të pasigurta. Java i Oracle-it, QuickTime i Apple-it, iTunes dhe Nullsoft Winamp janë gjithashtu në listë.

Microsoft ka përdorur përditësime automatike për softueret e saj për disa kohë. Zakonisht bëhet një përditësim i madh në muaj, i njohur në industri si “Patch Tuesday”, por kompania ka kryer edhe përditësime të shpejta emergjente, nëse janë alarmuar për një problem të veçantë.

(Herë të lexuara: 179)

About Parid Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>