Klonimi i njeriut do të mundësohet brenda 50 viteve të ardhshme, ka parashikuar një shkencëtar britanik.
Sir John Gurdon, fitues i Çmimit Nobel 2012 në mjekësi, ka folur për BBC-në të martën për mundësitë e klonimit të njerëzve në të ardhmen.
Gurdon theksoi se klonimi me sukses i një qenie njerëzore nënkupton krijimin e një binjaku identik, ose kopjimi i asaj çfarë ka prodhuar tashmë natyra.
Ai dha një shembull të prindërve me fëmijët e vdekur – nëse prindërit nuk janë më pjellorë, tha ai, mund të jenë në gjendje të krijojnë një fëmijë tjetër duke përdorur vezët e nënës dhe qelizat e fëmijës së vdekur.
Ka ende shumë kërkime për të bërë, para se të zbatohet në mënyrë të sigurt te njerëzit, pasi shumica e kafshëve të testuara kanë dalë të deformuara.
Për më tepër, shikoni videon.
Herë të shfletuara: 227









