Tuesday 21st May 2013,
Krokodili.com

LG shpalos telekomandën që komandohet me zë

Parid Plaku 22.12.2012 Aksesorë No Comments
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesGoogle GmailShare

LG-Magic-Remote

Telekomandat e para të televizorëve ishin shumë të mira për disa gjëra, si ndryshimi i kanaleve, rritja e volumit dhe përshtatja e ngjyrave/shkëlqimit.

Megjithatë, me televizorët inteligjentë që kanë dalë këto kohë në treg, telekomandat që vijnë me to luajnë një rol më të madh, duke lejuar përdoruesit të kenë kontroll më të madh mbi televizorët.

LG ka njoftuar së fundmi se kanë rimodeluar telekomandën e tyre Magic Remote për formacionin e televizorëve inteligjentë, e cila komandohet edhe me zë.

Përdoruesit do të mund të kontrollojnë televizorin e tyre thjesht duke folur.

Sipas LG-së, telekomanda e re vjen me një softuer të ri të njohjes së gjuhës natyrale, duke i lejuar përdoruesit të flasin me pultin në një mënyrë më të përshtatshme, duke pretenduar se nuk ka më nevojë për pushime midis komandës dhe titullit.

Herë të shfletuara: 239

Like this Article? Share it!

About The Author

Parid Plaku

Tech Blogger / TED Talks translator

More in Telefoni (1 of 462 articles)