22.10.2014
Të fundit

Llamba që punon me anë të gravitetit

gravitylight-1

Llamba revolucionare që kushton $5 quajtur GravityLight ( Llamba e Gravitetit ) nuk ka as bateri dhe as lëndë djegëse.

Llamba u krijua si një zëvendësim për fenerët e shtrenjtë dhe tepër ndotës që punojnë me vajgur, të cilët përdoren gjerësisht në vendet në zhvillim. Projektuesi nga Londra Martin Riddiford dhe Jim Reeves kanë punuar për GravityLight për katër vjet.

Për 1.5 miliardë njerëz në botë, të cilët jetojnë pa rrjet elektrik, llambat e vajgurit në shtëpi janë normale. “Por vajguri harxhon 10% deri në 20% të të ardhurave të një familje,” thotë dizajnuesi. Vënia në punë e këtyre llambave me vajgur është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Pas blerjes fillestare të llambës radikale GravityLight nuk ka kosto operative. Çdo GravityLight vjen me një llambë dhe një çantë të fryrë. Pasi çanta mbushet me gurë apo rërë, përdoruesit mund ta varin atë në llambë si një peshë për ta ndezur atë. Kjo krijon energji të mjaftueshme për të shtyrë 30 minuta kohë kurdo që është e nevojshme.

Me këtë llambë revolucionare, GravityLight nuk do të ketë kosto rrjedhëse dhe do t’iu mundësojë familjeve në vendet në zhvillim të jetojnë pa vajgur.

Shikoni videon për më shumë.

(Herë të lexuara: 211)

About Parid Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>


Get Widget