23.07.2014
Të fundit

Loja më e luajtur në botë

Statistikat nga krijuesi i Ligës së Legjendave (dhe një shumëllojshmërie burimesh të kësaj industrie) tregojnë se loja strategjike kompjuterike me shumë lojtarë dhe pa asnjë pagesë ka pasur 3 milionë përdorues të njëkohshëm online në muajin korrik, duke kaluar edhe Call of Duty: Modern Warfare 3 në Xbox 360 (1.4 milionë).

Riot Games, programuesi i Ligës, ka paraqitur në një grafik të dhënash se loja zakonisht ka 12 milionë lojtarë në ditë, me 32 milionë lojtarë aktivë që kyçen çdo muaj në të. Sa për referencë, kur World of Warcraft zuri vendin e parë, kishte rreth 12 milionë abonentë në total.

League of Legends doli në treg rreth tre vjet më parë dhe për ca kohë nuk u vu re aspak nga industria e lojërave. Megjithatë, në këtë periudhë të shkurtër kohore, Liga shumë shpejt u kthye në një lojë të kërkuar me 70 milionë regjistrime, duke pasuar suksesin e paraardhësve të saj  Warcraft III dhe Defense of the Ancients.

Riot pretendon se Liga ka një mesatare prej më pak se 1 miliard orë lojë në muaj me ndihmën e 145 shteteve, një shifër e siguruar që nga tremujori i tretë i këtij viti. Në krahasim, orët totale të grumbulluara për Halo-n që nga 2004 janë më pak se 2 miliardë.

Në Ligë, lojtarët mund të zgjedhin nga 100 personazhe për të kontrolluar dhe për të luajtur me njëri-tjetrin kokë më kokë kundër një skuadre tjetër.

(Herë të lexuara: 211)

About Parid Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>