Mark Zuckerberg njoftoi se ai dhe gruaja e tij kanë dhuruar 18 milionë aksione Facebook-u Fondacionit Silicon Valley Community.
Aksionet e Facebook-ut janë vlerësuar aktualisht me $27,71 secili, kështu që 18 milionë kapin vlerën prej $499 milionë.
Themeluesi i Facebook-ut ka nënshkruar The Giving Pledge 2010, një angazhim për të dhënë shumicën e pasurisë për bamirësi. Disa muaj përpara, ai i dhuroi $100 milionë për Sistemin e Shkollave Publike të qytetit Newark.
Zuckerberg thotë se ai shpreson se ky kontribut, i cili do të përdoret për të hedhur themelet për projekte të reja, do të ndihmojë shumë njerëz.
Herë të shfletuara: 204
Krokodili.com Lajme ditore mbi teknologjinë

