30.07.2014
Të fundit

Nokia: Celular për Facebook-un

Nokia ka shpalosur telefonin e parë dedikuar Facebook-ut, Nokia Asha 205, së bashku me Asha 206 shumë ngjyrëshe. Telefoni i ri Asha 205 përmban një tastierë të plotë QWERTY dhe një buton dedikuar Facebook-ut, si edhe 40 lojëra EA falas, ndërsa 206 vjen në ngjyrë të zezë, të kuqe, të verdhë dhe të bardhë si Nokia Lumia Windows Phone 8 dhe ofron deri në 47 ditë kohë bateri. Të dy telefonat Asha 205 dhe 206 janë në dispozicion në versionet me një ose dy karta SIM.

Nokia ka vënë një çmim prej $62 për të dy telefonat, të cilët nuk kanë lidhje 3G dhe nuk kanë as ndonjë tipar të veçantë. Telefonat janë me kamera 1.3 megapikselë dhe Bluetooth.

Asha kanë aplikacione të Facebook-ut, chat eBuddy, Twitter, mbështetje emailesh dhe akses në dyqanin e Nokia për tituj të tjerë. Butoni i Facebook-ut thjesht vepron si një aktivizues i aplikacioneve të saj, por mund të ndryshohet për të aktivizuar edhe Twitter-in.

Telefonat Asha 205 dhe 206 do të jenë të disponueshëm në fund të vitit.

(Herë të lexuara: 182)

About Parid Plaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>