Inxhinieri dhe shkencëtari mjedisor i Universitetit të Harvardit David Keith ka një “plan B” në rast të një emergjence mjedisore.
Propozimi i Keith është ky: Forcimi i grimcave reflektuese në atmosferën e sipërme të Tokës – stratosferën – për të ndaluar ngrohjen globale.
Ideja vjen nga natyra, tha Keith. Në vitin 1991, mali Pinatubo në Filipine shpërtheu dhe ftohu Tokën. Rreth 15 milionë tonë dyoksid squfuri u ngjitën në atmosferën e sipërme, duke krijuar një “shtresë” të mjegullt me grimca aerosoli, bëhet e ditur nga NASA. Shtresa e grimcave në atmosferë funksionoi si mburojë e sipërfaqes së Tokës, duke krijuar një efekt ftohës për gati dy vjet.
Keith do të propozojë diçka të ngjashme për të ruajtur akullin e Detit Arktik, i cili po shkrin.
Tani për tani, plani që kushton $8 miliardë mbetet një opsion radikal.
Shkencëtari beson se ka zgjidhje për ngrohjen globale, duke përfshirë reduktimin e karbonit të dyoksidit dhe rritjen e energjisë me anë të erës. Ajo që na mungon aktualisht, sipas Keith, është vëmendja për problemin dhe veprimi.
Herë të shfletuara: 319









