Rifillon programimi i Firefox për Windows 64-bit

firefox 1

Në nëntor, Mozilla vendosi të mbyllë zhvillimin e shumëpritur të versionit 64-bit për Windows të shfletuesit të saj Firefox. Në atë kohë, inxhinieri i Mozilla Benjamin Smedberg tha se arsyeja për anulimin ishte për shkak të shtesave të palëve të treta, që nuk kanë versionin 64-bit.

Ky vendim nuk u pëlqye nga shumë përdorues të Firefox-it dhe me sa duket kjo nuk i pëlqeu as ekipit të Mozilla. Në një postim të ri këtë javë në faqen e Mozilla, Smedberg pranoi se “ka pasur reagime negative” për të anuluar Firefox 64-bit për Windows.

Smedberg ka ndryshuar mendjen dhe tani ka deklaruar: “Unë besoj se mund të mbajmë një grup përdoruesish të lumtur, duke bërë një modifikim të planit origjinal.”

Versioni 32-bit Windows i Firefox-it do të vazhdojë të testohet për t’u siguruar që punon për çdo version 64-bit të Windows, sipas Smedberg. Siç është raportuar edhe më parë, shumica e përdoruesve të Windows 7 dhe Windows 8 po përdorin versionin 64-bit të këtyre sistemeve operative. Smedberg tha: “Shpresoj se projektuesit dhe zhvilluesit, të cilët janë të interesuar në win64 do të punojnë së bashku për të ruajtur këtë konfigurim të ndërtuar.”

(Herë të lexuara: 302)

About Parid Plaku

Check Also

oombrellla

Çadra inteligjente që ju tregon kur do të bjerë shi

Të lodhur që dilni nga shtëpia pa çadër dhe pak minuta më vonë fillon shiu? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *