Imazhet dhe specifikat e telefonit të ri Samsung Galaxy S III Mini priten të zbulohen zyrtarisht në Gjermani nesër.
Sipas MobileGeeks, S3 Mini (GT-I8190) vjen me një ekran 4 inç 800 x 480 WVGA Super AMOLED. Procesor 1 GHz STE U8420 dualcore, kamera 5 megapikselë në anën e pasme. Sistemi operativ është Android 4.1 Jelly Bean kompletuar me sistemin e prekjes TouchWiz.
Brenda thuhet të ketë RAM 1GB dhe 16GB memorie. Mëyra e lidhjes uajrles është Wi-Fi a/b/g/n (2.4GHz/5GHz), Bluetooth 4.0 dhe microUSB, së bashku me tribandin HSPA (900/1900/2100) dhe kuadbandin GSM / EDGE.
Celulari ka një madhësi prej 121,55 x 62,95 x 9,85 mm, duke e bërë atë më të vogël se Galaxy S III.
Do të mësojmë më shumë nesër, kur Samsung-u zyrtarisht lançon Mini-in e ri në Gjermani.
Herë të shfletuara: 1872









