Samsung kryeson listën e markave më të mirë të celularëve

galaxy-s-3

Samsung ka tejkaluar Nokia për herë të parë në 14 vjet si marka më e mirë e telefonave për vitin 2012.

Gjigandi korean jugor pritet të zë 29% të tregut të telefonave në mbarë botën, nga 24% që kishte vitin e kaluar. Për krahasim, pjesa e tregut të Nokia do të shënojë rënie me 24% nga 30% vitin e kaluar, deklaroi firma kërkimore IHS.

Në vend të tretë vjen Apple, e cila është e parashikuar të zotërojë 10% të tregut (nga 7% në 2011). ZTE pozicionohet në vendin e katërt me 6%, duke ruajtur renditjen e vitit të kaluar, ndërsa LG përfundon në vendin e pestë me 4% (nga 6% që ishte më parë).

Suksesi i Samsung është për shkak të aftësisë së saj për t’iu përshtatur një game të gjerë konsumatorësh dhe duke ofruar një shumëllojshmëri aparatesh.

(Herë të lexuara: 513)

About Parid Plaku

Check Also

Huawei HOnor 5C

Huawei Honor 5C: ekran 5.2 inç, kamera 16/8 MP, sensor për gjurmët e gishtave …për 138 dollarë

Huawei prezantoi dje një telefon të ri inteligjent të serisë Honor 5, i cili kushton …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *