Videoja ku një shqiponje rrëmbejnë një fëmijë ka marrë shumë klikime në YouTube dhe Facebook.
Në këtë video, ngarkuar nga përdoruesi MrNuclearCat, autori është duke filmuar një shqiponjë të madhe, që po fluturon mbi një park. Papritmas, shqiponja zbret poshtë dhe kap një fëmijë me kthetrat e saj, por e lëshon pas disa sekondash, duke frikësuar nënën e tij dhe kameramanin.
Është vështirë të tregosh nëse videoja është e vërtetë apo false, por duket aq bindëse sa për t’u bërë shumë shpejt popullore në rrjetet sociale.
Çfarë mendoni? Videoja është e vërtetë, apo false? Ndani mendimet tuaja në komente.
Herë të shfletuara: 486
Krokodili.com Lajme ditore mbi teknologjinë

