Tuesday 21st May 2013,
Krokodili.com

Shtohen telefonat e lirë inteligjentë

Parid Plaku 22.12.2012 Telefoni No Comments
FacebookLinkedInEmailBookmark/FavoritesGoogle GmailShare

budget-smartphones

Pjesa më e madhe e telefonave inteligjentë kushtojnë shumë dhe pak njerëz mund t’i përballojnë këto çmime. Por një studim i ri sugjeron se gjysma e të gjithë telefonave inteligjentë do të kushtojë më pak se $150 brenda vetëm pak viteve.

Studimi kryer nga kompania Informa Telecoms & Media, parashikon se tregu i telefonave inteligjentë do të ndahet në dy ekstreme: pajisje të lira dhe pajisje të shtrenjta, duke u shitur për më pak se $150 dhe më shumë se $250.

Tregu i telefonave të shtrenjtë do të zbresë nga 85% në 2011 në 33% në vitin 2017, tregon studimi. Nga ana tjetër, popullariteti i telefonave të lirë do të rritet deri në 52% në vitin 2017.

Në të ardhmen, telefonat inteligjentë do të kushtojnë më lirë. Çmimi mesatar i një telefoni do të bjerë nga $188 në 2011 në $152 në vitin 2017, shton studimi.

Herë të shfletuara: 314

Like this Article? Share it!

About The Author

Parid Plaku

Tech Blogger / TED Talks translator

More in Telefoni (1 of 462 articles)